UGK reagon ndaj tendencave ë KPK-së për censurë

0

kole

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), reagon ashpër ndaj disa deklaratave të përfaqësueseve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), përpjekjes dhe kërkesave të tyre për t’i kufizuar, censuruar dhe penguar gazetarët dhe shoqërinë civile, në përcjelljen e aktiviteteve të këtij institucioni.

UGK reagon ndaj këtyre tendencave të KPK-së, të cilat censurojnë gazetarët dhe shoqërinë civile që të informohen dhe të informojnë publikun rreth aktiviteteve të KPK-së në mbledhjet që janë të hapura dhe garantohen me Ligj.

UGK i bën thirrje institucioneve publike që të ndalojnë çdo tendencë të cilitdo zyrtar shtetëror apo të cilitdo institucion, për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, të cilat janë vlerë e një shoqërie demokratike.

UGK mbështet Institutin e Kosovës për Drejtësi (IDK) në reagimin e tij, ndërsa u bënë thirrje shoqërisë civile dhe gazetarëve që punën e tyre ta kryejnë me dinjitet, duke raportuar për çdo mbledhje të KPK-së ashtu siç ua lejon Ligji. /KI/

PËRGJIGJU