Demonstratat e 11 marsit, – nismë për rikthimin e identitetit kombëtar

0

 
imgresMuaji mars i vitit 1981, përkatësisht 11 marsi i atij viti, pati shënuar epokën e rikthimit të identitetit të mirëfilltë kombëtar. Demonstratat gjithpopullorë të muajit Mars dhe Prill shënuar kthesë vendimtare për ndarjën e shqiptarëve nga robëria e ish Jugosllavisë së atëhershme. Kërksa për Rebulbikën e Kosovës ishte nevojë strategjike e kohës për të ruajtur identitetit kombëtar të shqiptarëve, përmes së cilës u krijuan parakushte për shkëputjen e tyre nga ish RSFJ-a. Demonstratat vazhduan edhe me 26 mars. Njësitë speciale të ish Jugosllavisë patën sulmuar brutalisht demonstruesit duke vrarë dhe përgjakur qindra prej tyre, duke zbuluar kështu fytyrën e vërtetë të regjimit fashistë për shqiptarët. Revolta gjithë popullore pasoi edhe më 2 dhe 3 prill, duke ia çjerr përfundimisht maskën politikës së barazisë së kombeve dhe kombësive të Jugosllavisësë atëhershme. Në atë kohë, shtypi përendimor dhe ai i Tiranës, patën konstatuar se ajo që po ndodhte në Kosovë ishte njëra nga gjakderdhjet më të paskrupullta në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Kryesia e Jugosllavisë së asaj kohe pati shpallur gjendje shtetrrethimi, duke vendosur kështu me qindra postblloqe policore dhe ushtarake në tërë territorin e Kosovës.Siç dihet u patën vrarë dhe u plagosur rëndë qindra demonstrues, dhe arrestuar rreth 5 mijë shqiptarë liridashës. Kurse klasa politike projugosllave në krye me komunistët titistë patën nisur zbatimin e platformës për çrrënjosjen e kundërrevolucionit, të cilën me besnikëri skllave po e zbatonin: Azem Vllasi, Ali Shukriu, Mahmut Bakalli, Mehmet Maliqi, Kolë Shiroka, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe tërë një klasë politikanësh, që bënin përpjekje të panatyrshme ta përzienin gjakun e shqiptarëve me gjakun sllav. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare. Klasa projugosllave që pranonte jugosllavizmin dhe asimilimin e qetë të shqiptarëve, duke i trajtuar ata si kosovari, dhe lëvizja ilegale çlirimtare, e cila çoi më në fund edhe në luftën e armatosur të UÇK-së, për t’u çliruar nga robëria shekullore jugosllave. Pa mëdyshje marsi dhe prilli i vitit 1981 shënuan njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.Dhe po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe, shqiptarët sot do të jetonin ashtu sikur se jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllahet në krahinën e Timokut në Serbi. Mirëpo në kushte dhe rrethana të caktuara lëvizja nacionaliste shqiptare, e përkrahur fuqimisht edhe nga Tirana zyrtare, arriti të konsolidojë idealin e lirisë, arriti ta mbajë gjallë atë dhe në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arriti të realizojë me sukses tri luftëra çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore.Në Jugosllavinë e atëhershme shqiptarë të ndershëm, konsideroheshin vetëm ata që e donin pa lajka Jugosllavinë, si atdheun e tyre, ata që martoheshin me serbe, ata që rezervoheshin të flisnin shqip sapo futej në mesin e tyre një serb, dhe ata shqiptarë trutharë që nuk kishin as edhe ndjenjën më elementare të dashurisë për kombin e atdheun. Viti 1981, grushtin më të fortë ia dha idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve dhe kjo është merita më e madhe historike që ndodhi në atë kohë, sepse filloi rruga e vetëdijesimit për liri, barazi dhe vetëvendosje të shqiptarëve. Këtë ide e përforconte edhe procesi i diferencimit ideopolitik, proces të cilin e zbatonte me përpikëri klasa titiste-rankoviqiste shqipfolëse e Kosovës. Ishin këta partiakët e të gjitha niveleve nga LKJ, LSPPJ, LRJ, LANÇ, pastaj prokurorët, gjykatësit, porotët, milicët, sigurimi i shtetit i identifikuar si UDB si dhe një klasë e tërë denoncuesish, të cilët për shërbimet e tyre kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë shpërbleheshin në shumë aspekte. Të rralla kanë qenë shtëpitë e shqiptarëve të trojeve të robëruara të atdheut asokohe ku nuk kishte të paktën një denoncues shqipfolës. Nuk kishte fshat në Kosovë, apo bashki në qytete, ku nuk njiheshin ata që bashkëpunonin me UDB-në, sepse ky bashkëpunim bëhej madje krejt hapur. Në çdo aksion për të shpartalluar shqiptarët liridashës kanë marrë pjesë milicët shqiptarë, ndërsa aksionet janë drejtuar nga policët serbë të UDB-së. / SH.C /

PËRGJIGJU