Sali Bashota – Një poet i shkëlqyer shqiptar

759

Bashota 25Sali Bashota: Pamja tjetër e botës; Përktheu Elda Kokoneshi, Janinë, 2016

Poetët janë mesazherët e kombit që ngjiten në lartësitë e qiellit për të komunikuar me hyjnitë. Që me vëllimin e parë të rikënduar në një gjuhë të huaj (“Ekzili i shpirtit”), Sali Bashota filloi të pushtojë fronin e poetikës shqiptare. Nuk është i vetmi në këtë fron, ka edhe të tjerë, por zëri i tij lirik pushton zemra gjeneratash e moshash të ndryshme. Lirika e tij shquhet për një gamë subjektesh që ndërlidhen me thellësinë e mendimit, shpirtin e trazuar, shije përjetimesh, meditime refleksive, figurshmërinë e vargut, dashurinë e zjarrtë ndaj fjalës, librit, jetës, kombit dhe atdheut. Veprat e mira krijojnë urat e shëndetshme të njohjes, afirmimit, bashkimit dhe komunikimit. Interpretimi dhe botimi i vlerave shqiptare në gjuhë të huaja nuk është vetëm një kënaqësi, por edhe një domosdoshmëri.

Baki Ymeri (Bukuresht)

Parathënia e vëllimit poetik “Pamja tjetër e botës” në gjuhën greke

Kemi nderin të shijojmë në gjuhën greke vargjet e një poeti briliant shqiptar, Sali Bashota. Poezia e tij, në përkthim të Elda Kokoneshit, ka konturet dhe format e një lirike të mirëfilltë që depërton në zemër dhe mbahet mend për një kohë të gjatë. Impresionon forca mendimtare e autorit, përfytyrimet, metaforat dhe figurat tjera stilistike. Sali Bashota sjell një impuls të ri në trojet e lirikës shqipe. Poeti shqiptar posedon një imagjinatë të bujshme. Tejet interesante është gërshetimi i trishtimit me gëzimin dhe lumturinë, i psimizmit me optimizmin, i reales me imagjinaren.

Vetëm shpirtërat e mëdhenj mund ta kuptojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të karakterit dhe mirësisë. Për të gjithë ne, karakteri njerëzor implikon logjikën e vlerës. Poetët e Kosovës dëshmojnë një pjekuri të jashtëzakonshme kur vjen fjala për karakter, vlera lirike dhe mirësi shpirtërore. Nëpërmjet veprës së vet, autori konfirmon bindjen se piqesh nëpërmjet profesionalizmit dhe adhurohesh nëpërmjet karakterit.

Vlera e një teksti të mirë, i kapshëm edhe për opinionin e huaj, është platforma fundamentale e mendimit dhe njohjes. Shpirti i fjalës nuk gjendet vetëm në tekstet e autorit, por edhe në tekstet e mendimtarëve të huaj për shkrimtarët shqiptarë. Në këtë kontekst, si poet kombëtar shquhet edhe Sali Bashota, një tribun vlerash nacionale dhe universale.

(Iliaz Bobaj)

PËRGJIGJU