Kina do të lëshojë laboratorin e dytë hapësinor në orbitë

0

shkenceKina do të lëshojë në hapësirë në tremujorin e fundit të vitit Laboratorin e dytë hapësinor Tiangong-2, i cili pritet të shoqërohet nga një anije kozmike me ngarkesë, që parashikohet të lëshohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, njoftuan të dielën burime të programit hapësinor.

Zëdhënësi i këtij programi ka shtuar se si pjesë e programit laboratorik hapësinor, Kina planifikon të lëshojë anijen kozmike Shenzhou-11 me dy astronautë në bord, në tremujorin e fundit të këtij viti, si pjesë përbërëse e Laboratorit të dytë hapësinor Tiangong-2.

PËRGJIGJU