Estetike Fishtiane

0

fishta(Vështrim për librin studimor “Metakritikë për Fishtën” të autorit Flamur Maloku)

Që nga vepra e parë studimore e Bajram Kosumit, “Lirika e Fishtës”, (2004), deri te “Fishta dhe tradita letrare shqiptare” (2012), Flamur Maloku nuk i largohet vlerësimit analizues.

Koncepcionet teorike degëzohen në kërkim të mendimeve, ku edhe hapet komunikimi i studiuesit Maloku përballë veprave studimore të Kosumit. Shenja në komunikim kërkohet thellë nga Maloku.

Rrjetet e temat që Kosumi i ka në shqyrtim, tani për studiuesin Maloku, diskutohen në planin e përgjithshëm. Diskurset kritike në nyjet e venerimit nga Maloku, japin metakritikën, çdoherë e nisur nga dija në hulumtim të gjuhës kritike të Kosumit. Duke u lexuar kritika e Kosumit, bota fiksionale e Fishtës, vlerësimi i Malokut e sjell atë estetikë fishtiane dhe rolin e kësaj estetike që pati në historinë e letërisë shqipe, pra rikthen vlerën e tekstit, Fishtën në epiqendër. Kjo bëhet edhe kërkesë shqyrtymore në gjithë librin studimor të Malokut Metakritikë për Fishtën, (2016).

Në esencë, kjo është çështja që ngrihet nga kriza e studimeve pozitiviste, që e kishte kapluar letërsinë tonë. Këtu Maloku ndalet dhe merr në shqyrtim, kërkesën e Kosumit të vlerësimit ndryshe të poetikës së Fishtës. Këtu qëndron filozofia e shkrimit dhe e kërkimit të studiuesit Malokut. Kjo, njëherësh, është edhe sistem leximi, që studiuesi Maloku e sheh nga një thellim venerimi.

Të gjitha pamjet që Kosumi i merr në shqyrtim të veprës së Fishtës, Maloku i zbërthen nga gjuha metakritike. Kjo gjuhë sa vjen e hapet në kërkim, e domosdoshme, për të ardhur deri te përfundimet e Malokut për Kosumin e studimin e tij mbi veprën e Fishtës: “Pra, librat e Kosumit, ata të cilat i kemi marrë për shqyrtim, përcjellin njohurinë e tij teorike e praktike të studimit, edhe këtë autor i cili ishte i pëlqyeshëm e lexohej tinëzisht, por pakkush e shprehte një mendim për të e veprën e tij publikisht.

Prandaj, nisur nga ky fakt, se studimet për veprën e tij janë të mangëta, kemi dashur të theksojmë me këtë libër tonin, se për ta njohur mirë veprën e Fishtës, për të duhet mësuar e hapur veshët së çfarë na thotë Kosumi, i cili, me qasje jashtëzakonisht studimore, të papërsëritshme dhe shumë serioze, nxjerr në dritë Fishtën e vërtetë..

” Do të mjaftonte ky mendim, në thelbin e vet, për thelbin e qasjes në veprën studimore të Kosumit, për të vrejtur, prekur dhe shijuar përgjegjësinë me të cilën e ka marrë gjurmimin e vlerave të poezisë së Fishtës, pra të lirikës së tij, studiuesi Flamur Maloku.

Violeta Allmuca

PËRGJIGJU