Nëse vrapojmë pas këtij estabilishmenti politik të “sëmur”, jemi duke vrapuar kah “vdekja” jonë?!

0

OPIN 6Shkruan: Skënder MULLIQI

Pushtetet të cilat u ndërruan gjatë këtyre viteve mund të krenohen për punë të mbrapshta që po i lënë varg e vij mbrapa. Gjithmonë e kam parasysh së nuk bëjë fjalë për njerëzit, por më interesojnë rezultatet apo dështimet e tyre. Dhe, finalja e punës së tyre është delegjitimimi i shumë vlerave shoqërore. Këta as nuk marrin vesh dhe as nuk dëshirojnë të marrin vesh së në cilin sistem shoqëror janë. Shumë prej tyre kanë ardhur më qëllime të caktuara, për ta marr pushtetin dhe për tu pasuruar deri sa tu dalë dikush e tu thotë mjaftë u bë. Për dështime nuk po kanë dert. Nëse vrapojmë pas këtij estabilishmenti politik të “sëmur”, jemi duke vrapuar kah “vdekja” jonë Edhe opozita nëse dëshiron të fuqizohet do të duhet ta heqë lakminë për pushtet. Qytetarët ende nuk po i besojnë shumë kësaj Opozite që Kosovën do të bëj një shtet ku sundon rendi dhe ligji. Përçarjet e fundit të Opozitës e kanë dobësuar shumë frontin e përbashkët. Unë mendoj së sikur do ta kishin një parti politike të fortë intelektualësh, kjo nomenklaturë politike dhe ky pushtet do të na hiqeshin qafe. Kosova nuk do të këtë shpëtim pa një opozitë të fortë. Të bëhet diferencimi I qartë midis pushtetit dhe shtetit dhe dashurisë të sinqertë për kombin. Me parë edhe opozita do të duhej të bën një reformim të brendshëm duke i larguar të gjithë ata të cilët kanë rënë në një formë ase tjetër ndesh me ligjin. Mjaftë është kalëruar Kosova në emër të do farë patriotizmash. Kjo gjë tashmë është lakuriqësuar së cilët janë patriotet e vërtetë dhe cilët janë ata që në emër të patriotizmit e kanë keqpërdorë më të madhe pozitën shoqërore. Në atë vend ku lulëzon krimi, korrupsioni dhe kemi edhe vrasje për motive politike, pak mund të lavdërohemi për patriotizëm dhe dashuri ndaj kombit dhe ndaj atdheut. Në atë shtet ku kemi largim masovik nga pa perspektiva për të jetuar më së paku I thonë patriotizëm. Në atë shtet kur keqbërësit proklamohen si patriotë, perspektiva e atij shteti dhe kombi është e errësuar. Personalitet politike kontradiktore nuk mund të quhen patriotë të këtij vendi. Kjo kastë politike është duke u shërbye edhe më metodën” përçajë pastaj sundo”. Qëllimisht po bëhen ndasitë mbi bazat krahinore, ndasitë patriotë dhe tradhtar për ta zhvendosur kështu vëmendjen nga problemet e natyrës ekonomike dhe nga problemet e natyrës politike. Ky pushtet e ka humbur legjitimitetin dhe oponentët e saj ishte dashur të ndëshkohen nga elektorati. Plaçkitësit dhe keqpërdoruesit e pozitës shoqërore do të duhej të nxirren jashtë lojës politike. Mashtrimet karshi elektoratit dhe të ardhmes tonë duhet të përfundojnë. Edhe sloganit politik të zgjedhim të keqën më të vogël do të ishte e keqe tjetër për Kosovën dhe qytetarët e saj. Këta që na krijojnë ”banana republikën”, nuk i duhen këtij vendi. Nuk na duhet asgjë zgjedhja ndërmjet dy të këqijave. Ekziston varianti i tretë që të zgjedhim ata të cilët vërtetë e meritojnë ta marrin timonin e këtij shteti. Të zgjedhim ata njerëz të përgjegjshëm para popullit dhe para Zotit. Të zgjedhim njerëzit të cilët din dhe dëshirojnë të punojnë për të mirën e këtij vendi. Neve të gjithëve na ka mbetur që mos ti pranojmë mashtrimet të cilat na u servuan krejt pas luftës nga kjo kastë politike. Njerëzit më dosje kriminale nuk e kanë vendin në pushtet. Tranzicioni nuk është rrugë njëkahesh dhe nuk është kalimi i pasurisë shtetërore në xhepat private.

PËRGJIGJU