Rifillojnë punimet në objektin e ri të komunës

0

Kam 1 ...6Kamenicë, 6 qershor 2016 -Zyrtarisht sot kanë rifilluar punimet në objektin e ri të komunës, pas një ndërprerje të gjatë të punimeve. Me këtë rast, kryetari i komunës, Begzad Sinani, drejtori Administratës, Valon Maliqi dhe udhëheqësi i Personelit, Faton Biqkaj, e vizituan objektin ku janë duke vazhduar punimet, dhe biseduan me strukturat e kompanisë që ka fituar tenderin për kryerjen e punëve.

Kam 2...6Atyre i’u dëshiruan suksese në realizimin e këtij projekti. Sinani tha: “Në identifikimin e problemeve kam paraqitur përfundimin e projekteve të filluara më parë, dhe ne po arrijmë të përmbyllim edhe këtë projekt që ka qenë i domosdoshëm për ne. Me përfundimin e këtij projekti, qytetarët do të kenë shërbime më të mira, e më të shpejta nga Administrata Komunale, sepse, do t’i kenë të gjitha shërbimet në një objekt të vetëm dhe do të këtë transparencë më të madhe”.

kam 3...6Sipas kontratës pritet që punët do të përfundojnë brenda 6 muajve. Muaji Janar i vitit 2017 do të jetë muaji i inaugurimit të këtij projekti./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU