Kryetari Veseli, fillon vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe

0

Veseli 6Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, fillon sot vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe, gjatë të cilës do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Lordëve, Baronesha D’Souza dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow.

Kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet gjithashtu, me Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe dhe me Grupin parlamentar britanik në Këshillin e Evropës, si dhe do të marrë pjesë në lansimin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Veseli do të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë dhe me investitorë potencial nga Britania e Madhe

PËRGJIGJU