Vasha me Duvak

710

Agim-Ramadan 27

( Agim Ramadanit )

Dimri erdhi. Në liri tash
frymojmë shlirë – ti e di
kur flitnim. Kur pikturat
bëheshin me gjak – e gjak
s’kishte. Ne merrnim gjak
heronjësh nga ngjarjet
për të mbushur motivet.
Një brushë furq në qiell
endej kot. Pranvera – vera kalonin tinëz. Akuarel
i zbehte ishte dheu. E qielli
prapavijë e zbrazët.
Ti e di miku im. Tash
më sje- anise të vdekurit
janë në përparësi ndaj të gjallëve.
Gjaku erdhi nga ti – ata
fushat e malet u kthyen
në fole të ngjyrave. Dimri tash
gatit pranverën – vashë me duvak. / Heset Zymberi /

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFjalë të urta
Artikulli tjetërDASHURIA

PËRGJIGJU