Kosovës i duhen fytyra të pa komprometuara politike?!

0

opin-10Shkruan: Skënder MULLIQI

Pak ose asgjë të hairit nuk përjetuam nga pushtetet e pasluftës. Kemi menduar se veç të mira do të kemi, se ishim për shumë kohë të robëruar. Kemi shpresuar së do të ndërtojmë shtet ashtu siç edhe na ka hije. Na ndodhën shumë të pa pritura sepse në pushtet erdhën njerëzit që më profesionin e politikës nuk kanë asgjë të përbashkët. U qartësua tashmë së kjo garniturë gati e njëjtë pushtetare e pasluftës, si qëllim e ka pasur pasurimin për vete dhe varfërimin e shumicës. Dua të lidhëm më fillimin e tekstit, së veç hidhërime na u servuan. Kastat që u ndërruan në pushtet i sollën popullit vetëm vuajtje dhe mjerim social. I sollën këtij vendi dhe popullit krim dhe korrupsion të cilat që shumë kohë nuk po zbresin nga temat kryesore. I sollën nivel të lartë të atyre që po kërkojnë punë. Na sollën migrime masovike …. Shumë pak na sollën gëzime, shumë pak e sollën lumturinë dhe harenë në familjet tona. E zymtuan jetën e shumë familjeve më vrasje të motiveve të ndryshme dhe të vrasjeve për motive politike. Politika në Kosovë ishte dhe ka mbetur ana më e errët e realitetit tonë, dhe e cila po na përcjellë si hije e keqe …Dhe, natyrisht së këtu vjen në shprehje katërçipërisht ajo kur ambasadori amerikan Donald Lu, thotë “ Ju shqiptarët kam dëgjuar së shquheni si njerëz të fjalës dhe të besës, por politikan më të pa besë nuk kam pa”. Kjo vlen për politikanet shqiptarë edhe në trojet tjera etnike. Lu në konferencën e fundit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, por që vlen edhe për Kosovën tha” se bosët e krimit lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre më njerëz më ndikim”. Ambasadori Lu sigurisht këtu ka aluduar edhe në njerëzit në krye të politikës dhe të pushtetit në Shqipëri, të cilët jo që nuk e luftuan krimin kurrë por edhe vet janë bërë pjesë e krimit të organizuar, bashkë më vëllezërit e tyre në krye të pushtetit në Kosovë. Ai mori shembull Al Kaponën. Edhe unë në një shkrim para disa muajve e pata përmendur pikërisht Al Kaponën si krahasim më situatën në Kosovë dhe në Shqipëri. Megjithatë në kohën e Al Kaponës nuk ka jetuar populli dobët sikur tash nga Al kaponët e kohës moderne, të cilët e kanë kapur popullin fortë për gryke, duke ia qitur sytë duq… Ata që po na e zbardhin fytyrën, ata që po na bëjnë të lumtur dhe krenarë janë bërë sportistët tanë të cilët po korrin suksese të jashtë zakonshme në arenën ndërkombëtare. Futbollistët në ligat evropiane dhe dy kombëtarët tona janë prijatarët e sukseseve dhe të gëzimeve tona të mëdha. Pastaj, xhudistja Majlinda Kelmendi shumë herë deri më sot na gëzoj më sukseset kulminante në nivelet botërore, edhe në Olimpiadën e fundit…Na gëzuan kombëtarja në futboll e cila u plasua në kampionatin Evropian në Francë, dhe më lojën e mirë të shfaqur atje… dhe së fundi prapë na gëzuan dy përfaqësueset tona, ajo e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll. Kur jemi këtu duhet theksuar së si po vrapojnë pa fije turpi, njerëzit e politikës, duke u përpjekur që sukseset e sportistëve t’ia faturojnë disi si meritë edhe e tyre. Pamë presidentin Hashim Thaçin së bashku më djalin dhe njerëzit e tij në Brazil në Lojërat Olimpike, ku Majlinda e zuri vendin e parë. Kështu vepruan edhe më rastin e shenjtërimit të Nenë Terezës në Vatikan më një delegacion të gjerë, më shumë për të shëtitur më para të këtij populli të varfëruar. Kjo ndodhi edhe së fundi edhe në Finlandë. Populli i ka një mijë e një arsye që kurrë më, votën mos ta ‘ shes’ aq lirë. Kosovës i nevojiten më shumë së kurrë fytyra të reja të pa komprometuara politike.

PËRGJIGJU