Ambasadori Walker, nderi i qytetit tim!

2

 

Shkruan: Shqipe ALIU

Walker, nisi misionin e tij dhe kontributin e pazëvendësueshëm, sensibilizoi bashkësinë ndërkombëtare për atë që po ndodhte në Kosovë në vitin 1999,  ku popullata e Kosovës po i nënshtrohej një vale të paparë të terrorit, po ndodhte një plojë , një kërdi, një gjakderdhje e madhe mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Kosovës nga ana okupatorit serb. Aso kohe, në Kosovë po bëhej aparteid në shfarosjen e një kombi të tërë dhe vetëm se kërkonin lirinë, kërkonin të ëmblën mëvetësi për vendin e vet e që të jetonin të lirë si çdo komb i botës, kërkonin ta ruanin gjuhën dhe identitetin kombëtar, por për pasoj filloi të ushtrohej dhunë dhe frikë duke u përcjellë me dënime dhe vrasje arbitrare, kohë kjo ku nuk u kursyen as fëmijët akoma të palindur duke masakruar nënat e pafajshme, thjesht këtu po vritej shpresa dhe e drejta e jetës e ushtruar kundër çdo njërit që gjuhë të nënës kishte shqipen.

Pranverën e hershme të 99’së, e preken ditë të rënda të fatit të kombit, pranverë e mbuluar me plojën e trishtimit, ku shpresa për ditë të bardha dukej se po zhdukej. Jep Zoti dhe ndodhë fat në fatkeqësi, gjaku i shqiptarëve të pafajshëm të Reqakut ngjyrosë fatin e kombit me lajmin e lirisë.

Sa herë e kujtoj lirinë e Kosovës aty  më shfaqet humanist i madh i hapave të Nënës Terezë, tani më hero i Kosovës z. Wiliam Walker, por edhe sa herë më bie ta shohë në paraqitjet publike, z. Walker, mua më shfaqet liria e Kosovës, kjo është për secilin që betohet në ngjyrat kuq e zi, ngase liria e Kosovës dhe shpëtimtari Walker janë një dhe të pandarë.

Për kujtesë, Kosova asokohe po monitorohej nga një mision ndërkombëtarë të cilit po i printe diplomati i karrierës, ambasadori Wiliam G.Walker, ai burrë që me fjalët e tija do të vuloste fatin e një kombi, ai i vendosur deklaroi “atë që unë po e shohë sot këtu ne Reqak, nuk kamë parë kurrë në jetë, një masakër e tillë ndaj fëmijëve, pleqve e grave, akoma, nuk ka ndodhur askund në botë!” Ishin fjalët plotë emocione të  ambasadorit Walker me të parë masakrën e Reqakut.

Tani kur jemi në muajin e madh të dhembjes dhe krenarisë  kombëtare , në muajin e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës vargonit të krenarisë i shtohet titulli qytetar nderi i qytetit të Gjilanit, emrit që mbanë meritat sublime të lirisë, ambasadorit Wiliam G. Walker.

Sa me fat isha këto ditë, kur Kuvendi Komunal i Gjilanit, mori vendimin qe ambasadori Walker, të shpallet qytetar nderi, dhe në seancën solemne atij duke i shprehë fjalët më falënderuese në shenjë respekti për meritat e treguara për Lirinë e Kosovë nga Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, i është dhuruar çelësi i Gjilanit, traditë kjo që bëhet në nderim të figurave që mbajnë merita të veçanta dhe të ndritura në historinë e një kombi.

Unë sot duke kujtuar masakrën e Reqakut, më bie ndërmend vargjet e Kaderesë, ku poeti bën një krahasim të fuqishëm në mes të këtyre dy ngjarjeve, ku thotë:

“Dhe u kthye nata e Prishtinës,
Në natë Shën Bartolomme”.

E ku Kadare fatin tonë e krahason me Masakrën e Parisit, pra, njësoj siç kishin bërë mbreti dhe kleri katolik një masakër mbi hugjenotët më 24 gusht 1573, dhe më vonë thotë :
“Retë e globit veç ju panë”,

Me çka mua më asocon, retë me zërin e Walkerit që bëri bota ta kuptoj terrorin që ushtrohej mbi ne dhe të bënte gjithçka për t’na nxjerrë nga okupimi gjakatar serb.

Kadare e ndihen dhimbjen, e përjeton terrorin mbi popullin shqiptar në Kosovë, sepse ai i përket të njëjtit gjak, gjakut të arbrit. Nga ana tjetër poeti te poezia “Terrori në Kosovë”, tregon me vargjet e tij si në vijim:
“ Ju që preket historinë,
dhe në histori u kthyet vetë”.

Se të gjitha atyre që luftuan për të mbrojtur historinë e popullit shqiptar, gjuhën, atdheun, u ngritën lapidare dhe hynë përjetësisht në historinë e lavdishme të kombit shqiptar.

Seancën solemne e begatoi zëri i Walkerit ku unanimisht është votuar që ai të jetë qytetar nderi i Gjilanit, dhe mesazhi i tij se kështu dua t’ju shohë të bashkuar në interes të Kosovës,, ngase të bashkuar s’kanë çka ju bëjnë trenat e Serbisë.

Tani, kur ambasadori Walker është qytetar nderi i  Gjilanit, unë dhe qytetarët ndjehemi të lumtur dhe përjetësisht  themi Tungjatjeta    z. Walker – Ti hero i gjallë i vendit tonë!/Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU