Mediet serbe: Vizita e Thaçit në Vatikan e ShBA – sulm ndaj Beogradit

0

 

Mediat serbe kanë raportuar gjerësisht për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Vatikan, ku dje takoi Papën Françeskun, si dhe për vizitën që sot do ta ketë në Shtëpinë e Bardhë ku do të takohet më zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

“Thaçi thyen pragjet nëpër botë: Së pari shkon te Papa, pastaj në Shtëpinë e Bardhë, dhe ja çfarë kërkon tani”, është titulli i gazetës serbe “Kurir”. Në këtë artikull raportohet gjerë e gjatë për takimin e Thaçit me Papën, si dhe udhëtimin drejt Uashingtonit për t’u takuar me Pence.

Gazeta më e madhe në Serbi “Blic” po ashtu shkruan për takimin e presidentit kosovar me Papën në Audiencën private në Vatikan.

“Thaçi në Vatikan kërkon mbështetje për pavarësinë e Kosovës”, shkruan “Blic”, transmeton lajmi.net.

“Thaçi në vizitë private te Papa foli për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, është titulli i agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug”.

Ndërkaq “Vesti Online” është treguar konspirative kur ka shkruar për vizitën e Thaçit në Vatikan dhe ShBA.

“Thaçi në Vatikan dhe ShBA: A përgatitet shantazhi i ri për Serbinë?”, mban titullin artikulli i kësaj të përditshme.

“Presidenti i shtetit të ashtuquajtur Kosovë, në ditët në vijim do të qëndrojë  në Amerikë për ta përpunuar në detaje planin dhe mënyrat me zëvendës presidentin Mike Pence, se si Amerika kishte pasur mundësi të përfshihet në dialogun e Brukselit të cilin BE-ja e udhëheq mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan “Vesti”.

Agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik”, dega e saj në Serbi, thekson se Thaçi do të kërkojë mbështetje nga ShBA, por para kësaj, njohje nga Vatikani.

“Problemet e brendshme që i ka BE-ja e kanë shty Thaçin që të insistojë te Pence-i  t’i ndihmojë Kosovës, sepse procesi të cilin e udhëheq BE-ja me Beogradin, në emër të Prishtinës, ka hasur në qorrsokak”, shkruan “Sputnik”.

E gazeta “Informer” e cila njihet për gjuhë raciste që përdorë për shqiptarët, ku në vend të “albanci” shkruan “shiptari”, term ky i përdorur nga Millosheviqit dhe bashkëpunëtorët e tij, shkon aq larg saqë raporton se “Thaçi dhe Pence po planifikojnë sulm ndaj Beogradit”.

“Punë shiptare (šiptarska)! Thaçi me Pence-in planifikon sulm ndaj Beogradit! Do të bëj trysni ndaj Papës për ta njohë Kosovën!”, mban titullin kjo gazetë.

PËRGJIGJU