Jakup Krasniqi: “Kosova” e Schmittit – pamflet antishqiptar!

1

Jakup Krasniqi Kosova e Schmittit - pamflet antishqiptarShkruan: Jusuf BUXhOVI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, në “Kohën ditore” të 22 dhjetorit,  sulmon ashpër “Kosovën” e historianit Jens Olivr Schmitt. Në shkrimin “Me gjysmë të vërteta nuk bëhet shkencë”, Krasniqi , ndër të tjera, e cilësoi “Kosovën” e Shmittit një pamflet publicistik  me të cilin  ai fyen shqiptarët dhe historinë e tyre në disa raste madje duke ia kaluar edhe Vladan Gjorgjeviqit dhe akademikëve serbë!

Me këtë rast po sjellim disa theksime nga shkrimi i Jakup Krasniqit:

“Lexuesi i vëmendshëm, lërë më historiani e njeri i shkencës, duke lexuar qysh kapitullin e parë të lirbit, nuk ka se si të mos bindet e ribindet se gjysmë të vërtetat janë më të rrezikshme se të pavertetat, të cilën gjë me mjeshtëri e bën Oliver Jensi, sa edhe ka lajthitur një akademi të tërë, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës!

Oliver Jens Schmitt ka tentuar t’i përmbysë të gjitha arritjet e shkencës së albanologjisë (si të gjuhësisë, ashtu edhe të historisë) vendore e ndërkombëtare të të dy shekujve të fundit. Shikuar në këtë kontekst,ngase libri është shkruar nga një e i  huaj dhe emri i të cilit nuk është i pandikuar në qarqet shkencore, dhe, le ta themi, edhe vendimmarrëse politike, kam bindjen  e plotë se dëmi që shkakton ky libër është shumëfish më i madh sesa dëmi që shkakton apo mund të shkaktojnë pseudoliberalët e akademikëve serbë me të pavertetat e tyre për Kosovën dhe shqiptarët. Në këtë kapitull, të marrë në shqyrtim. Shcmitti i ka mohuar shtyllat më të rëndësishme të historiografisë shqiptare dhe të hauj, siç janë prejardhja e shqipatrëve (të cilëve, kryesisht, u referohet me “myslimanët e Kosovës”!!!), ngushtimi i hapësirës  jetësore të shqiptarëve, duke mos e prauar edhe karakterin kombëtar të kryengritjeve shqiptare, si ato të viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu edhe ato të viteve 1908-1912″.

“Duke lexuar këtë libër, pra, “Kosova – histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike” të Oliver Jens Schmittit, të krijohet përshtypja se shqiptarët, sidomos këta të Kosovës, jo vetëm që janë pa histori, por janë amalgam, njëfarë përzirjeje që mbase është goxha vështirë  të mund të krijohet në laboratorët kimikë më të sofistikuar! Kjo “amalgamë” kombesh është krijuar nga disa malësorë katolikë të aramtosur të Shqipërisë, që uan kanë imponuar shqiptarizmin gjithë të tjerëve (të gjithë atyre që kanë arritur të bashkëjetojnë me ta). Këtu, natyrisht që shkencëtari ynë nuk heziton të tërheqë  paralele dalluese mes shqiparëve të Shqipërisë  juroge, siç thotë ai, dhe myslimanëve të Kosovës, sç i pelqen atij t’i quajë shqiparët e Kosovës, të cilët nëse nuk janë njerëz me bisht, siç i quan V. Gjorgjeviqi, nuk janë intelektualë, siç thotë Schmitti.”

“Ç’është e verteta, unë nuk di se ku qëndron dallimi në mes njerëzve  (shqiptarëve) me bishta të Gjorgjeviqit dhe  jointelektualëve myslimanë (shqiptarëve të Kosovës) të Schmittit?!”

“Kirse krejt në fund të këtij kaputurlli të parë e hasim edhe një xhevahir të këtij akademiku. Le ta shohim; “Myslimanët shqipfolës në Evropën  Juglindore shqipfolës para vitit 1945 nuk kanë nxjerrë asnjë shkrimtar apo artist në rang që vlen të përmendet”…

A nuk paraqet kjo, thënë më se buti, njëfarë racizmi intelektual?! Apo, edhe një dakordim me të “drejtën” e civilizimit për të cilën ka shkruar  e kërkuar Vladan Gjorgjeviqi?

Por, Oliver Jens Schmitti ynë nuk e lë më kaq. Ai vazhdon:”E ashtuquajtura  Lidhje e Prizrenit, ishte, siç u tregua, një një bashkim i shefave  rajonalë shqipfolës dhe sllavishtëfolës të Kosovës së sotme, të Maqedonisë së sotme Perëndimore dhe të Sanxhakut të Novi-Pazarit. Në qershor të vitit 1878 programi i këtyre shefave në përgjithësi bazohej  në kërkesën për ruajtjken e integritetit territorial  të Perandorisë Osmane (pas pushtimit serb të Luginës së epërme të Moravës) dje mbrojtjën e  e jetës, (…) pronës dhe nderit të pjestarëve lojalë konfeksionalë jomyslimanë (…) në përputhje me ligjet ffisnik getar (sheriatin) – me fjalë të tjera; kërkohej  kthimi i status quo-së para luftës së vitit 1877/78 dhe ruajtja e priviligjeeve për myslimanët  në raport me të krishterët…” (faqe 131).

Historiani-studiuesi-aautori-akademiku Schmitt nuk e thotë asnjë fjalë për Konferencën-Marrëveshjen-Traktatin e Shën Stefanit dhe reagimin e Fuqive të Mëdha. Nuk flet për Kongresin e Berlinit  dhe vendimet e tij të padrejta karshi shqiparëve. Natyrisht, nuk flet as për kërkesat e memorandumet e ndryshme të shqiptarëve  të trevave të ndryshme. Nuk flet as për luftimet e shumta të shqiptarëve  edhe kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe ushtrive të Kral Nikollës së Malit të Zi. Askush nuk mund ta mohojë faktin, qoftë ai edhe akademik i privilegjuar si ky Jensi ynë, se shqiptarët, për të mbrojtur trojet  e tyre nga copëtimi, luftuan në tri fronte: kundër Turqisë (Perandorisë Osmane), kundër Malit të Zi (Rusisë) dhe kundër Fuqive të Mëdha!

Kapitullin e parë akademiku ynë e mbyll duke i amnistuar Fuqitë e Mëdha të kohës, nga vendimet e tyre të padrejta dhe gjithë përgjegjësinë ua lë “shqiptarëfolësve” të Kosovës, kur kosntaton: “…është për t’u befasuar se para vitit 1912 pothuaj nuk ishte ngritur  asnjë zë i shqiptarëve  të Kosovës kundër pretendimit serb për interpretimin  e rasjonit, historisë  dhe shoqërisë shqiptare në Evropën Juglindore”.

Kjo që thotë O.J. Schmitti është aq joserioze sa nuk ia vlen ta komentoj shumë…”

….

PËRGJIGJU