ShBA-të, kanë dhënë shumë përkrahje për arsimin kosovar

0
Së fundi tregut të librit iu ka shtuar edhe libri “Bazat e hulumtimit në edukim”, i cili është përkthyer nga gjuha angleze në gjuhë shqipe dhe është një mundësi e mirë për të përmirësuar mësimdhënien.

Profesori Zeqir Veselaj nga Fakulteti i Edukimit nga Universiteti i Prishtinës, tha se ky libër është në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

“Qeveria amerikane është duke e mbështetur shumë zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, ka pasur shumë aktivitete të ndryshme, e vizita nga të dy anët. Ne presim që të vijën edhe disa profesor në UP, nga ShBA. Ne në fushën e hulumtimit jemi të orientuar më nga universitetet amerikane”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kurse Prof. Evan Mickey nga Universiteti i Indianës në ShBA, vlerësoi se libri ka dalë shumë i mirë.

“Ky libër ofron shumë materiale dhe shumë shpjegime si të bëhet një hulumtim, jo vetëm për mësimdhënësit, por edhe për ata që do të reflektojnë si të bëhet mësimdhënie më e mirë, mësimdhënie akademike etj.”, theksoi Mickey.

PËRGJIGJU