Mobilieria Palma në mesin e prodhuesve më prestigjioz Europian

0
Pas një suksesi shumë të madh të pjesëmarrjes në vitin 2017, i cili i solli një partneritet me brendet më të mëdha botërore në fushën e mobilieve, Mobilieria Palma është pjesëmarrëse për herën e dytë në panairin IMM Cologne në Gjermani.

“Realisht përveç kontakteve shumë serioze me kompani prestigjioze Gjermane, Zvicerane, Austriake, Holandeze, Angleze dhe Polake, kemi zgjeruar tregun duke bërë edhe kontrata konkrete të shitjes me tregun e Afrikes dhe Azisë përkatësisht në Dubai dhe Afrikën e Jugut, për çka po marrim lëvdata dhe komplimente nga klientët dhe vizitorët tonë për kualitetin cilësinë dhe seriozitetin që e përfaqëson mobilierinë Palma në mesin e prodhuesve më prestigjioz Europian”, kanë thënë drejtuesit e Palma’s.

Prodhimet tona mund t’i gjeni në hallen me numër 5.1, Stand A001 me hapësirë prej 200 metër/katrorë.

Prezenca e kompanisë sonë në këtë panair edhe njëherë dëshmon rrugëtimin tonë të suksesshëm në tregun europian në të njëjtin nivel dhe kualitet me markat më të fuqishme europiane dhe më gjerë!

Mobilieria Palma, ndodhet në Gjilan Rr.Bujanocit në kilometrin e parë, është qendra e mobilieve dhe e shpërndarjes për të gjithë klientët.

 

PËRGJIGJU