Dorëzimi i çelësave të shtëpisë për familjen e Asmir Salihut në Bilaç

1

 

Këtë javë në një ceremoni simbolike ju dorëzua shtëpia e ndërtuar Familjes Salihu nga Bilaçi.

Ndërtimi i shtëpisë për Familjen e Asmir Salihut u realizua përmes Fondit Humanitarë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në kuadër të Projektit për Ndërtimin e 100 shtëpive.

Implementues i Projektit ishte Bashkësia Lokale e fshatit Bilaç e udhëhequr nga Jakup Xhelili  pa angazhimin e të cilëve nuk do të mundej të realizohet !

Donatori kryesorë financiarë për ndërtimin e shtëpisë ka qenë Fondi Humanitarë nga Diaspora i fshatit Letovicë dhe disa Donatorëve tjerë vendorë dhe nga diaspora.

Familja Salihu nga Bilaçi e gëzovt shtëpinë e ndërtuar dhe mundet të kthehet në Vendëlindje pas shumë viteve qëndrimi në Kosovë !

“Të gjithë individët humanitarë të vullnetit mirë që ndihmuan finansiarisht duke ndarë mjete nga buxheti i tyre Familjarë i madhi Zot i shpërbleft me të mirat e tij dhe jua ruajt Familjet e tyre.
#Egëzovshi” ka shkruar në profilin e tij në facebook Nexhat Behluli njëri nga iniciatorët për ndërtimin e kësaj shtëpie.

PËRGJIGJU