1 vjetori i prishjes së koalicionit APN-PVD, Kryetari Arifi mesazh për Halimin

0

 

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në profilin e tij në Facebook ka shkruar për 10 marsin, vitin e kaluar kur u shkarkua si kryetar i komunës, në koalicionin me PVD-në.

Ja postimi i plotë:

Sot më 10 mars, para një viti është ekzekutuar skema e kapjes së pushtetit nga Riza Halimi dhe subjekti i tij PVD duke më shkarkuar nga posti i kryetarit të Komunës me arsyetime të bazuara në konspiracione imagjinare dhe dashakeqe për vendin tonë. Pas kësaj Halimi dhe subjekti i tij i ngulfatur nga interesat grupore ka vazhduar me ofendime, diferencime, linçime, etiketime dhe shpifje të llojllojshme ndaj personalitetit tim si dhe subjektit që përfaqësoj unë. Kalkulimet e tij, tani më siç e dijm të gjithë ishin të gabuara.

Parandalimi i së keqës dhe rimëkëmbja e vlerave demokratike, dinjitetit të lartë ka filluar pikërisht në zgjedhjet e parakohëshme të Komunës së Preshevës më 24 dhjetor 2017. Alternativa për Ndryshim është në rrugë të drejtë me angazhime intenzive dhe vullnet të hekurt që Komuna e Preshevës ka merituar procese zhvillimore. Mu për atë NDRYSHIMI nuk është ndaluar në vitin e kaluar; dhe mu për atë NDRYSHIMI NDODHI sepse motivimi ynë është dashuria e pakushtëzuar për vendin tonë! Alternativa nuk është frikësimi nga e ardhmja por formësimi i saj!

With Presheva in ❤

PËRGJIGJU