Viti: Fitues i vendit të parë për recitim Jetmir Elezi nga Kaçaniku

0

 

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e manifestimit tradicional kulturo-sportivë “Flakadani i Karadakut 2018”, në program, sot, kanë qenë garat rajonale të recituesve për nxënës të shkollave të mesme të Rajonit të Lindjes.

Në këto gara, kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga komunat: Ferizaj, Gjilan, Kaçanik dhe Viti.

Këtë aktivitet e shpalli të hapur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani, i cili njiherit ka uruar nxënësit dhe ka theksuar se pjesëmarrja e nxënësve nga komunat e këtij rajoni, po nderojnë jo vetëm shkollat e tyre, por edhe figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, të cilit edhe i kushtohet ky manifestim.

Nxënësit më të dalluar për poezitë e tyre, sipas jurisë së përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse u përzgjodhën.

Vendi i parë Jetmir Elezi nga Shkolla e Mesme Profesionale (SHMP)“Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” nga Kaçaniku, vendi i dytë nxënësit Sahit Salihut nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” –Viti dhe vendi i tretë nxënëses Besiana Musa nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” –Ferizaj./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU