Haziri: Feride Rushiti, krenaria e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës

0

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga ana e zonjës së parë të ShBA-së për aktivisten dhe humanisten gjilanase Feride Rushin, e ka uruar dhe ka thënë se e ka bërë krenare qytetin e lindjes dhe mbarë Kosovën.

“Çmimi që do ta marrë sot zonja Rushiti nga Departamenti i Shtetit, e nderon në radhë të parë qytetin e lindjes, Gjilanin, dhe të gjithë shqiptarët kudo. Është çmim i merituar marrë parasyshë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapo kthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike. I uroj nga zemra sepse n aka bërë krenarë të gjithëve”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivan do t’i ndajnë sot drejtoreshës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushitit, Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU