Calster: Ka shqetësime për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë

0
Shqetësimi kryesor që përmendin bizneset kur diskutohet për investimet e mundshme në Kosovë është sundimi i rendit dhe ligjit. Kështu ka thënë drejtoresha e përgjithshme e Marrëdhënieve Bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Anick Van Calster, e cila këtë javë ka vizituar Kosovën, për të diskutuar arritjen e marrëveshjeve në fusha të ndryshme. Ajo ka thënë se, lufta efikase kundër korrupsionit dhe paligjshmërive jo vetëm që do të përmbushej si kriter për liberalizim të vizave, por do ta bënte Kosovën vend tërheqës për investime.

Calster ka përvojë prej diplomateje në Ballkan, pasi ndërmjet viteve 2012 dhe 2016 ka shërbyer si ambasadore e Belgjikës për Bullgari, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

“Thellimi i bashkëpunimit tregon gatishmërinë tonë për të pasur marrëdhënie të forta bilaterale me vendet e rajonit”, ka thënë Calster, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”.

PËRGJIGJU