Gjinekologu turk punon pa licencë, institucionet nuk marrin masa

0
Në qendër të Prishtinës, në afërsi të Hotelit Grand po vazhdon punën i papenguar nga askush gjinekologu, Ahmet Payasli, të cilit i ishte mbyllur klinika pas bastisjes nga Policia e Kosovës muaj më parë.

Paysali, i cili është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit për një sërë veprash penale është duke punuar pa licencë, shkruan sot Koha Ditore.

Burime në Prokurori i kanë thënë gazetës se ka dyshime se Payasli ka kryer edhe frytnim in vitro me përcaktim gjinie duke shfrytëzuar kontratën me një klinikë tjetër private në Prishtinë. Frytnimi i tillë është i jashtëligjshëm në Kosovë.

Kundër këtij mjeku ka ankesa në Ministrinë e Shëndetësisë edhe për gabime të mëdha profesionale.

Me gjithë këtë Paysal është duke e vazhduar punën. Këtë e ka konfirmuar gazeta nëpërmjet një pacienteje.

PËRGJIGJU