7.6 C
Gjilani
Tuesday, July 17, 2018
RRUGA PRISHTINË-GJILAN-KONÇUL PRITET ME ENTUZIAZËM

RRUGA PRISHTINË-GJILAN-KONÇUL PRITET ME ENTUZIAZËM

0

 

Kalojmë në Luginën e Preshevës. Autoudha, Prishtinë-Gjilan-Konçul e promovuar një ditë më parë, është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sipas tyre, kjo rrugë e ka rëndësinë e madhe për ta, aq sa ka Rruga e Kombit për Kososën. Mirëpritet autoudha Prishtine – Gjilan – Konçul.

Shqipe Rexhepi ka disa vjet që është martuar në Bujanoc. Lajmin për nisjen e autoudhës Prishtinë – Konçul e ka pritur me mjaft gëzim.

Autoudha Prishtinë-Konçul, sipas të parit të Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kamberi vlerëson se kjo rrugë për shqiptarët e Luginës është njëjtë, sikurse Rruga  e Kombit për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton RTK.

Ai ndjen keqardhje për mos[praninë e tij në inaugurimin e projektit, por fajtor për këtë ishin procedurat burokratike të postës së Serbisë, të cilat tek sot ia kishin sjellë ftesën e Qeverisë së Kosovës.

Ilir Sadriu, nënkryetar i PDSH-së, vlerëson së rruga Prishtinë – Konçul do t`i forcojë lidhjet shpirtërore mes Luginës dhe Kosovës.

Autoudha Prishtinë – Gjilan – Konçul, në Luginën e Preshevës po konsiderohet projekt i Qeverisë së Kosovës për përkujdesjen e saj ndaj shqiptarëve të këtushëm.

PËRGJIGJU

%d bloggers like this:
-->