Arrestohen dy përsona në Anamoravë

228

 

policia ne gjilanGjilan, 30 Dhjetor, 2012

Policia e Kosovës ( PK )nga rajoni i Gjilanit ka arrestuar dy persona të dyshuar, njërin nga komuna e Vitisë, e tjetrin nga komuna e Dardanës. Burime policore bëjnë me dije, se fjala është, për raste ngjarjesh të ndara. Për rastin e parë thuhet se është arrestuar një përsoni me një veturë të dyshimtë, në fshatin Sllatinë të Ulët, të komunës së Vitisë. Të kota kanë qenë përpjekjet e përsonit të dyshuar për të ikur, në momentin kur ka pa praninë e policisë, në lokalitetin e përmendur. I njëjti që ishte i dyshimtë edhe për një rast tjetër të vjedhjës në tentativë është arrestuar, kurse me urdhër të Prokurorisë për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit policorë.
Ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me arrestimin e një përsoni të gjinisë mashkullore në fshatin Rogoqicë, të komunës së Dardanës, dhe kjo në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjukata e kësaj komuneje. Fjala është për një shtetas shqiptar të Kosovës, i cili pas arrestimit është përcjellur për vuajtje dënimi, në kohëzgjatje prej 18 muajve, në Burgun e Gjilanit. / GJI /

PËRGJIGJU