Kumbara Kamber

225

 

( Humor: Ngjarje e vërtetë )

Kumara Kamber ishte një burr i mirë ! Ishte sprovuar shumë në jetë, derisa kishte nxjerrë djemtë në Zvicërr. Edhe këtu e kishte pasur mirë, por diçka u ftoh kumbara prej këtij vendi e prej këtyre njerëzve! Me fëmijë shumë iu bënë do kumbari, që ishin punë e mirë, por edhe ia prishën burrërinë, sepse njerëzit tanë ta bëjnë rrafsh para syve, e pas shpine ta thonë të vertëtën! Kush kishte nëntë fëmijë partia e Titos e bënte kumbar dhe edhe Kamberi kështu u bë me këtë privilegj. Porse mandej krejt i thonin kumbar dhe ia harruan edhe emrin. Kumbar i thonin, por me veresi dhe kjo me kohë e lodhi Kamberin. Me një fjalë, ishte shpiun! Atëherë, jo si tash, shpiun ishte diçka shumë keq dhe këtë Kamberi e mbante gur në shpindë! Dikur iku edhe vetë në Zvicërr.
Kishte shtatë djemë, shtatë reja, dhe njëzet nipa e mbesa e që të gjithë punonin atje! Edhe këtu merrte me grusht, sepse ishte kumbar i Titos, me nëntë fëmijë kur kishte, me kusht. Por u ftoh kumbara Kamber, sepse vendi këtu është i ftohtë dhe njerëzit e mërdhirë ! Kur bëri kumbara nëntë fëmijë, i shkuan te dera me një paketë ata të komitetit atëkohë dhe do tjerë. I thanë se ishte bërë kumbarë me Titon dhe se duhej të kthente edhe ky dhuratën. Por dhuratën do ta dërgonte partia në vend të tij dhe për ketë kishin caktuar një shoqe të bëshme të fortë që do të qëndronte fort. Ata atje kishin një shprehi të puthjës me rend dhe kumbara se dronte se do ti hynin shoqës së tij të gjithë me rend, në gjysmë të rendit do ta lëshonte shpirti. Kjo ishte e mjaftueshme për partinë për të ia shënuar një njollë të zezë në dosje! Dosjet ishin për të gjithë të gjallët. Kjo njollë kumbarës nuk iu shlye më kurrë! Mandej kumbara i rëndoi dhymbëdhjetë fëmijë. Një ditë i shkuan te dera partia dhe i thanë se ishte bërë kumbarë me Rankoviqin, sepse ai ishte nga një familje dymbëdhjetëanëtarëshe, se ishte prishur kumbaria me Titon dhe se ishte renditur ndër armiqët e partisë! Pse kishte kaluar nëntshën. Duhej kumbara të rëndonte ende fëmijë tepara se tembrapa nuk kishte si të kthehej. Për këtë e futën në burg gjashtë muaj dhe mezi dual i gjallë, me dofarë pagesash nëndorë dhe me do ara e livadhe cub.
Rendoi kumbara edhe do fëmijë të tjerë tutje. Pas kësaj arriti akuza se ishte bërë kumbarë me Europën, sepse Europa ishte pasardhëse e familjës njëzetëedyanëtarëshe?!?
Kështu kumbara Kamber kaloi edhe një vjetë burg me arsye të plotë dhe me falje shumë partisë, që të mos hynte puna më thëllë. Porse, kend e merrte në sy partia për të keq, ia shënonte Njollën dhe nuk kishte më të ardhme për të.
Pasi u mbyll kumbara mbrenda katër mureve, edhe prej shtetit, edhe prej popullit, sepse ishte bërë armik i të dyve me kumbaritë e tija, ia krisi ky edhe një herë, me pasosha nën dorë, se ndryshe nuk kishte shancë ta merrte pasoshin. Pare kishte kumbara dhe te pasoshat veç ia shante dymijë nënat shefit për pasosha dhe e thirrnin mbrenda, kinse për stupc, por në të vërtetë ai merrte pasoshat për djemtë, më dymijë marka nën dorë! E ti hodh kumbara shtatë djemë në Zvicërr.
E tu hup kumbara, e ta shtroi kanunin sa veç politikë për Shqipërinë nuk kishte ende në program të bënte ne odën e tij. Partia ia dha edhe dy-tri here nga tre muaj burg, por dilte thiu, se kishte marka. Kjo ishte koha kur partia filloi të dobësohej dhe kur pagesat filluan ta thejnë karakterin proletar të pathyer! Kështu shkoi deri në fund kumbara, deri dual edhe vetë në Zvicërr dhe e la Kosovën me qështjën e pazgjidhur edhe për një kohë të gjatë. Por as atje nuk kishte qenë me lule krejt, sepse kumbara iku mandej dhe u kthye në vendlindje, nën hije të dudit dhe aty përfundoi heroikisht jetën!
Në fund, kujtoj fjalët e kumbarës Kamber, se edhe ne e kemi pasë kumbarë: – Kesh kumbarë me Titon, me Rankoviqin, me Europën, po e kishin pas me hile po më duket !?! – E jo, të çlirova, jo po të ruaj, jo paguaj se ta lëshoj atë që po rri gati!… – Edhe tanët nuk më kanë lënë rahat kurrë, tu mi përmend kumbaritë, bre nanën!… – Kështu shkoi kumbara Kamber prej kësaj bote, me droe se edhe në atë tjetrën po i shkojnë kumbaritë prapa!…- Sepse ku ka parti, ka edhe kumbari dhe kjo punë edhe sot dikujt sikur kumbarës Kamber te ne i ka dal për hunde! Por, ndoshta atje në botën e amshimit, nuk ka parti, as kumbari ?!? / Femi Halimi /foto tuj qesh

PËRGJIGJU