Kujdes e pëmbajtje, – për festën e Vitit të Ri

216

 

 

 

omer dakuGjilan, 31 Dhjetor 2012

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB ) të Gjilanit, e ka vlerësuar të qetë gjandjën e sigurisë, në takimi e fundit për këtë vit. Nga ana tjetër, ka rezultuar kërkesa për qytetarët që të jenë sa më të përmbajtur, e të kujdesshëm, gjatë festës së Vitit të Ri, që të mos ndodhë diçka e pakëndshme. Kryesuesi i takimit të KKSB, nënkryetari i komunës, Omer Daku ka thënë se takimi në fjalë të jetë, takimi i parë në përbërje të re, përbërje kjo e cila është përbërë sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Brendshme.
” Kjo përbërje, ku në të vërtetë është plotësuar përfaqësimi i deritanishëm do të jetë aktiv, sikurse deri më tani, e madje edhe më i suksesshëm. “, ka thënë Daku.
Ai ka pohuar se ndihmesë e madhe për punën që do të bëjë KKSB, pamëdyshje se do të jetë Plani i Veprimit, finalizuar nga grupi punues.
Nga ana tjetër, nënkryetari Daku, ka shprehur kënaqësinë karshi gjendjës së përgjithshme politike, të sigurisë dhe raporteve ndëretnike të kësaj komuneje.
” Situata e sigurisë në aspektin e përgjithshëm ishte e qetë, falë bashkëpunimit të institucioneve komunale, strukturave të sigurisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve me policinë. “, ka thënë nga ana tjetër, Fatos Latifi, zëvëndëskomandant i Stacionit të Policisë së Kosovës, në Gjilan.
Ai ka thënë se gjatë këtij viti, veprat penale të kenë shenuar rënje, krahasuar me vitin pararëndës, për jo më pak se 355 raste. Sipas tij, edhe shifra e aksidenteve në trafik rrugor është thënë se ka shënuar rënje, për 185 raste.
Zëvëndëskomandanti i SPK-së në Gjilan ka thënë poashtu se gjatë këtij viti të mos jetë shënuar asnjë incident me motiv ndëretnik. / GJI /

PËRGJIGJU