DASHURIA

0

 

 
imagesDashuria është vyrtyti më i lartë, ngaqë e gjithë bota është krijuar si rezultat i dashurisë. Për arsye se gjithësia është krijuar si rezultat i dashurisë, çdo gjallesë është e destinuar për dashuri. Madje, që nga atomi i vogël gjer tek planetet më gjigante lëvizin duke respektuar ligjin e dashurisë. Kurse njeriu që është piedestal i krijimit, gjithashtu është edhe manifestimi më i përkryer i kësaj dashurie, Mirëpo në momentin kur ai sfumon këtë veçori, zbret gjer në gradët më të ulta. Ndërkohë që njeriu ia shfaq këtë dashuri dhuruesit të kësaj veçorie, Zotit të Madhëruar dhe atyre që Zoti i do, atëherë njeriu fiton pjekje shpirtërore. Të gjithë dashuritë tjera të natyrshme fitojnë vlerë në varësi të dashurisë që manifestohet ndaj Zotit. Pra, dashuria për fëmijët, për bashkëshorten, për atdheun janë të vlefshme në varësi të dashurisë që shfaqet ndaj Zotit të Madhëruar. Përndryshe, të gjitha këto dashuri bëhen pre e dëshirave epshore. Dashuria është faktori kryesor për disiplinimin e kërkesave epshore dhe ngritjen e statusit shpirtëror. Fuqia e dashurisë zhduk çdo kërkesë trupore. Nuk mund të ketë dënim për ata që në zemrat e tyre ka vend për dashuri hyjnore. Pra, ai që dashuron Zotin e kalon çdo çast në emocionin e një adhurimi për Të. / KP /

PËRGJIGJU