Gjilan: Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

0

 

Në Gjilan janë arrestuar dy persona, që kërkoheshin nga Gjykata, njëri në rrugën “Mulla Idrizi” , kurse tjetri në pikë kalimin kufitare “Dheu i Bardhë”, raste këto të ndara.

Ngjarjet e arrestimeve janë bërë të ditura nga autoritetet policore të rajonit të Gjilanit, ku edhe thuhet se fjala është për dy shqiptarë shtetas të Kosovës.

Arresrimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan.

I arrestuari në rrugën “Mulla Idrizi” është dërguar për vuajtje dënimi në Burgun e Lipjanit, kurse tjetri tek  “Dheu i Bardhë” në Burgun e Gjilanit./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU