Kosova të punojë më shumë për efiçiencën e energjisë

0

 

Projekti inovativ për Efiçiencën e Energjisë, ka fituar në garën e “javës për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Shqipe Neziri, ligjëruese në Universitetin Amerikan në Kosovë, tha se në këtë garë kanë marrë pjesë universitetet.

“Ideja për të cilën kemi aplikuar ka të bëj me ndërlidhjen e sektorit privat e publik duke e targetuar qytetarët”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj duhet të punojmë që të kemi më shumë efiçiencë të energjisë.

Kurse Anita Sokoli, studente theksoi se mungesa e energjisë vjen nga disa faktor.

“Ideja jonë ishte që në një afat kohor qytetarët të mendojnë”, theksoi ajo.

Ndërsa Osman Dzudzevic, student, bëri me dije se aplikacioni i projektit inovativ për efiçiencën e energjisë, do të realisohet në format e ndryshme.

PËRGJIGJU