Kryetari i Komunës së Preshevës ja thotë troç Bashkësis Islame dhe Veteranëve “Mos të perçahemi”

0

 

Përçarja e Bashkësisë Islame në shumë organizata si dhe asaj të veteranëve të UçPMB-së, është një fakt i cili dihet mirë në Luginën e Preshevës.

Iftari i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në përkrahje të Komunës së Preshevës e mbajtur dje, ka thirrur kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi të ja thotë troç të pranishmëve të largohen nga përçarjet e tyre.

“Mos të përçahemi, kjo është imperativ dhe gjithashtu është farsë të mos përçahemi” i ka thënë të pranishmëve kryetari i Komunës Shqiprim Arifi.

Kryetari Arifi ka pranuar se diskrepancat e partive politike janë një format i “show-it”, ndërkaq ai ka shpresë që të arrihet një kulturë politike europiane që diskursi politik mos të krijojë armiqësi në vendin tonë. “Bashkësia Islame duhet të jetë unike, dhe në këtë kontekst bashkangjitet edhe UçPMB-ja, pasi tani ka ardhur koha për bashkim që të arritet një nivel në shoqërinë tonë ku mundemi të ecim përpara” ka spikatur kryetari i Komunës Arifi. Në këtë iftarë ishin të ftuar veteran të UçPMB-së, veprimtarë të dalluar, imamë dhe qytetarë të Komunës së Preshevës./presheva.com/

PËRGJIGJU