Nga Bujanoci, Vranja dhe Presheva në Gjilan e Kumanovë për naftë

0

 

Gjithnjë e më shumë një numër i banorëve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë shfrytëzojnë avantazhin e qytetit kufitar dhe blejnë karburant në pompat e Maqedonisë dhe Kosovës, për shkak se ajo është më e lirë se sa në Serbi.

Banorët e Preshevës dhe Bujanocit për ta mbushë rezervoarin me karburant në Maqedoni apo Kosovë shfrytëzojnë çdo mundësi sa herë që shkojnë atje, për shkak vizitave të familjes apo të biznesit, edhe atë më së shpeshti në Kumanovë dhe Gjilan, transmeton presheva.com.

Sipas banorëve të Bujanocit, për ta mbushur rezervoarin plot në Maqedoni apo Kosovë nuk shpaguhet për të shkuar përtej kufirit vetëm për këtë qëllim, por duke kryer edhe obligimet tjera.

Rritja e fundit e çmimeve të karburantit ka motivuar edhe banorët e Vranjë, ku kufiri me Maqedoninë dhe Kosovën është edhe 20 kilometra më larg në një drejtim në raport me Bujanoc dhe Preshevën, andaj një numër i madh shkojnë në turne të organizuara kryesisht në Maqedoni.

Sipas dëshmitarëve okularë nuk është e rrallë në pompat e Kumanovës të shihet qytetarë nga Vranja që përveç mbushin rezervoarin plot marrin edhe kanisterë të benzinës./presheva.com/

PËRGJIGJU