Tragjedi në një kantier ndërtimi në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova

0

 

Të martën në mesditë ka ndodhur një tragjedi në një kantierë ndërtimi në komunën Wilderswil të Zvicrës. Një mjeshtër nga Kosova (61) është plagosur për vdekje shkruan media zvicerane “JF”. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, e cila ka pranuar thirrje rreth orës 11:30. 61 vjeçari me banim ishte nga Berna.

Sipas njohurive të deritanishme i ndjeri merrej kryesisht me shtruarjen e rrugëve, përcjell albinfo.ch. Gjatë punës së sotme, ai mori plagë vdekjeprurëse nga goditja me një pllakë çeliku. 61 vjeçari nuk u mbijetoi plagëve përkundër ndërhyrjes së shpejtë nga ambulanca dhe skuadrës Rega.

PËRGJIGJU