Anamoravë: Për një javë 36 arrestime

0

 

Gjatë një jave në Rajonin e Gjilanit janë evidencuar 39 incidente, kurse janë arrestuar 36 persona për kryerje veprash të kundërligjshme, bëhet e ditur nga raporti javor i Policisë së Kosovës nga ky Rajon.

Nga ana tjetër, njoftohet se janë evidencuar 7 aksidente trafiku me lëndime, kurse 16 aksidente trafiku vetëm me dëme materiale si dhe janë shqiptuar 974 tiketa gjobitëse për shkeljen e dispozitave ligjore në trafikun rrugor./Gjilani.INFO/

 

PËRGJIGJU