Shkolla “Rexhep Elmazi” në Gjilan, bëhet me kabinet të informatikës

0

 

Në shkollën “Rexhep Elmazi”, në Gjilan sot është bërë hapja e kabinetit të Informatikës me pajisje moderne, i cili është financuar nga KFOR-i Turk dhe do të jetë në shërbim të një numri shumë të madh të nxënësve.

Në fjalën e tij nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Arsimit, ka mirëpritur këtë donacion që është bërë në shkollë dhe ka kërkuar nga nxënësit që ta shfrytëzojnë me kujdesë dhe ta ruajnë si një dhuratë të çmuar, sepse do t’u shërbej shumë nxënësve.

“Falënderoj KFOR-in Turk, për hapjen e kësaj klase të informatikës në shkollën Rexhep Elmazi. Më gëzon fakti se KFOR-i Turk në Gjilan përpos kompetencave në ruajten e sigurisë për qytetarët e Komunës së Gjilanit, gjithnjë ka financuar e ndihmuar komunën në shumë aspekte. Kjo sallë e informatikës sot tregon më së miri rolin që KFOR-i Turk që ka në komunën e Gjilanit, por edhe në mbarë territorin e Kosovës. Nuk është i pari e shpresoj të mos mbetet as i fundit ky donacion i KFOR-it që ka bërë për nxënësit në këtë rast”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Arbër Ismajli.

Komandanti KFOR-it Turk, Cem Sinan Barim, ka thënë se ky është njëri nga donacionet që kanë bërë në Gjilan, duke potencuar faktin se do të jenë të pranishëm me projekte të ndryshme dhe në forma të ndryshme.

Ai ka thënë se do të jetë gjithnjë pranë komunitetit dhe për zgjidhjen e problemeve që kanë në lokalitete të ndryshme dhe në institucione të ndryshme, sa i përket kushteve më të mira për jetë, për punë, për shkollim, për aspektet shëndetësore apo edhe sociale gjithandej në Komunat e Kosovës./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU