Gjilan: Handikos organizoi punëtorinë dyditore “Indeksi për Gjithëpërfshirje”

0

 

Me qëllim të krijimit të grupeve koordinuese gjithëpërfshirëse dhe zbatimit të indeksit për gjithëpërfshirje në shkollat fillore të komunës së Gjilanit, Handikos, ka organizuar punëtorinë dy ditore “Indeksi për Gjithëpërfshirje”.

Menaxheri Fatmir Shurdhan ka bërë të ditur se në këtë punëtori, të pranishëm ishin rreth 30 pjesëmarrës nga shkolla fillore “Zija Shemsiu” dhe “Mulla Idriz Gjilani”, ndërsa, lehtësues të kësaj punëtorie ishin ekspertë lokal.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit ” Drejtë Arsimit Gjithëpërfshirës”, projekt i cili implementohet nga OJQ Handikos – Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU