Viti: Në Skifteraj u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua dëshmori Kenan Halimi

0

 

Me një manifestim kulturo artistik, është shënuar dje në Skifteraj dita e shkollës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, përfaqësues nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe mysafirë të tjerë.

Në orët e paradites, fillimisht janë bërë homazhe tek varri i dëshmorit “Kenan Halimi” në oborrin e shkollës, e më pas manifestimi ka vazhduar me programin, ku me një fjalë rasti është paraqitur zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini.

Në emër të OVL-së foli kryetari i kësaj organizate, Abdyl Bajrami, ndërsa historikun e shkollës drejtori i saj, Milaim Misini. Vepra e dëshmorit Kenan Halimi në 19 vjetorin e rënies së tij, u përkujtua në këtë manifestim, ku për biografin e tij foli arsimtari Besnik Emërllahu.

Në shënimin e Ditës së Shkollës, Drejtoria ka ndarë mirënjohje për kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin, si dhe për pjesëmarrësit e programit artistik. Në fund u shfaq edhe një program i pasur me këngë, valle e recital të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe nxënës nga shkollat e Suharekës.

Mysafirë special të manifestimit ishin anëtarët e SHKA “Jonuz Ramadani “ nga Smira që u paraqitën me disa valle burimore./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU