Viti: Kryetari Haliti uron besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit

0

 

Të nderuar besimtarë mysliman. Si kryetari i komunës së Vitisë, kam nderin që të ju uroj festën e Fitër Bajramit. Gjatë 30 ditëve të fundit myslimanët anembanë botës kanë agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, por gjithashtu edhe kanë ndarë një pjesë nga pasuria e tyre që të ndihmohen njerëzit në nevojë. Përfundimi i këtij muaji po kurorëzohet tani me kremtimin e festës së Fitër Bajramit.
Uroj që në këtë festë të bekuar në familjet tona të mbizotëroj paqja, mëshira dhe dashuria, ka thënë Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë me rastin e festës së Fitër Bajramit./Gjilani.INFO/

 

PËRGJIGJU