Gjilan: Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmon nevojtarët në prak të Fitër Bajramit

0

 

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI), që nga fillimi i muajit të Ramazanit ka bërë disa herë shpërndarje ndihmash për nevojtarët. Kështu që janë ndihmuar familje jetimësh dhe skamnorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga Bashkësia Islame.

Ndërkaq, edhe sot, kur është dita e fundit e Ramazanit dhe pragu i Fitër Bajramit janë ndihmuar 200 familje nevojtare, me nga një pako ushqimore për një familje.

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar të gjithë ata donatorë të cilët kanë kontribuuar dhe janë angazhuan që të mirat e tyre të arrijnë në sofrat e familjeve nevojtarare duke bashkëpunuar më Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Ai ka thënë se janë 720 familje që janë ndihmuara gjatë muajit të Ramazanit, pa llogaritur edhe disa nga ndihmat vetanake. Andaj lusim Allahun xh.sh që donatoret t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme”./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU