Vdes një qytetar nga rrokullisja me traktor

0

 

Një qytetar i Kosovës ka vdekur të enjten në Kamenicë pasi është rrokullisur me traktorin e tij.

Policia ka njoftuar se viktima ka qenë duke drejtuar traktorin e tij, është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Ekipi mjekësor ka dal në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton Policia.

PËRGJIGJU