Lëndohet i mituri në një aksident rrugor në Kabash të Vitisë

0

 

Në rrugën lokale Kabash-Viti, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime, ku janë përfshirë një makinë bujqësore-traktor i markës “Ford”, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës dhe një biçikletë të cilën e drejtonte po ashtu një shqiptar shtetas i Kosovës, i mitur (2005)., kanë njoftuar autoritetet policore nga rajoni i Gjilanit.

“Deri te aksidenti besohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës dhe vozitjës së pakujdesshme nga ana e drejtuesit të traktorit. Dhe si pasojë e kësaj përplasje lëndime trupore pëson drejtuesi i biçikletës, të cilit fillimisht i jepet ndihma mjekësore në spitalin rajonal të Gjilanit, e me pas transferohet në QKUK në Prishtinë”, thuhet nga Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga rajoni i Gjilanit.

Sipas tij, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që drejtuesi i traktorit të ndalet për 48 orë. Kurse, rasti thuhet se është duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU