Gjermani arrin në botëror me traktor nga viti 1936

0

 

Shtatëdhjetëvjeçari Hubert Wirth mund të klasifikohet si një nga atraksionet kryesore të Kupës së Botës në Rusi.

Tifozi i nxehtë i Gjermanisë, u nis për në Rusi i qetë dhe ngadalë me qenin dhe traktorin e tij, i cili zhvillon vetëm 30 km/h.

Është interesante se traktori është më i vjetër se pronari, pasi që është prodhuar në vitin 1936.

Wirth është një atraksion i vërtetë dhe të gjithë duan të marrin fotografi me të, raportojnë mediat ruse.

PËRGJIGJU