Suedia e nis me fitore, mposht Koren e Jugut

0

 

Kombëtarja e Suedisë e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Suedia mundi Koren e Jugut, me rezultat 1-0, në kuadër të Grupit F, duke bërë hapin e parë të kaluar në fazën tjetër të garave, raporton RTKLive.

Përballja mes suedezëve dhe skuadrës së Koresë, ka dhënë një loje të kënaqshme, ndërsa Andreas Granqvist (65’) shënoi golin e tri pikëve për Suedinë.

Meksika dhe Suedia kryesojnë Grupin F me nga tri pikë të tubuar, derisa Gjermania dhe Koreja akoma nuk kanë marrë asnjë pikë.

PËRGJIGJU