Belgjika fiton pa telashe kundër Panamasë

0

 

Pas një pjese të parë të dobët, Belgjika ka shpërthyer pas pushimit duke mposhtur bindshëm Panamanë me rezultatin e pastër 3-0. Belgët e kishin shumë të vështirë të shënonin golin që do t’u lehtësonte punën teksa Panama luante ndeshjen e parë të historisë së saj në Kupën e Botës.

Mundësitë për të shënuar nuk munguan, por Mertens me shokë nuk ishin të qetë dhe mbase e kishin nënvlerësuar më shumë sesa duhej sfidën ndaj një ekipi inferior. Por pas pushimit belgët u futën me një mentalitet tjetër, ishin më agresivë dhe më kreativë, dhe kjo u pa te goli i parë.

Pas një aksioni të bukur, topi shkon te Dries Mertens i cili me një goditje fantastike me të parën ka arritur të zhbllokojë rezultatin. Pas tij ishin dy golat e Romelu Lukaku-t që vulosën tre pikët e para për Djajtë e Kuq.

Ra në sy loja e bukur e evropianëve në pjesën e dytë pas golit të parë, Hazard dhe De Bruyne ishin gjatë gjithë kohës të rrezikshëm dhe me siguri ky është vetëm fillimi për djemtë e Martinez.

 

PËRGJIGJU