Mediat serbe: Po na provokon edhe djali i Hashim Thaçit

0

 

Përpos futbollistëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit, serbët i ka tronditur edhe i biri i presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

Ai dje, postoi një fotografi në Instagram me të atin, ku shfaqen duke e bërë shqiponjën me duar.

Ky veprim nuk u ka pëlqyer serbëve të cilët sot i kanë kushtuar një artikull Thaçit.

“PROVOKIMET NUK KANË TË NDALUR! SHAQIRIT DHE XHAKËS IU BASHKANGJIT EDHE THAÇI: Djali i Hashimit e ka postuar fotografinë me babanë që do ta tërbojë popullin serb!” është titulli i kësaj gazete serbe.

PËRGJIGJU