Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab, për ndërtimin e një Qendre të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbëria dhe për ndërtimin e tetë shtëpive për familjet në nevojë.
Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e kësaj organizate për mbështetjen dhe bashkëpunimin, ka bërë të ditur se shuma totale e këtij memorandumi është 500 mijë euro, ku 340 mijë euro janë të destinuara për ndërtimin e QMF-së, ndërkaq 160 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive.
“Ne shprehim mirënjohje të thellë kundrejt organizatës bamirëse “Qatar Charity” për bashkëfinancimin e këtyre dy projekteve të cilat do ndikojnë në sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka deklaruar pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kreu i Komunës, Alban Hyseni./GJILANI INFO/
2 Comments
Hello! Do you know if they make any plugins to
help with SEO? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good
gains. If you know of any please share. Appreciate
it! You can read similar article here: E-commerce
It’s very interesting! If you need help, look here: ARA Agency