Në Bujanoc ka më shumë të punësuar se në Preshevë

0

 

Sipas statistikave nga numri i të regjistruarve të të punësuarve në Serbi, komuna e Bujanocit ka më shumë të punësuar se komuna e Preshevës në gjitha sektorët.

Bëhet fjalë për punonjësit e juridik në sistemin e institucioneve publike, ndërmarrjeve ekonomike e prodhuese si dhe organizata tjera punuese.

Në bazë të dhënave, në komunë e Bujanocit për vitin 2017 kanë qenë të punësuar 5526 ndërsa në komunën e Preshevës 3979 të punësuar.

Në krahasim me komunat tjera në rrethin e Pçinjës këto dy komuna të banuar me shumicë shqiptare kanë shumë të ulët nivelin e punësimit.

Ditëve të ardhshme do të publikojmë edhe të dhënat nga Shërbimi kombëtar për punësim për komunat tjera në këtë rajon.

PËRGJIGJU