Ministri turk: Nëse nuk ka stabilitet në Bosnje, nuk ka as në Ballkan

0
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Nuretin Canikli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, tha se ky vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak të pozicionit gjeostrategjik.

“Nëse nuk ka stabilitet në Bosnje, nuk ka as në Ballkan. Rrjedhimisht, nuk ka as në Evropë. Është shumë e rëndësishme që Bosnja të ruajë paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Turqia e mbështet në mënyrë aktive Bosnjën në rrugën e saj kah Bashkimi Evropian dhe NATO-ja”, tha Canikli.

Ai i bëri këto komente pas takimit me ministren e Mbrojtjes së Bosnjës, Marina Pendesh.

Pendesh tha se me homologun e saj turk është rënë dakord se “stabiliteti dhe siguria janë faktorë kyçë jo vetëm për këtë pjesë të Evropës”.

PËRGJIGJU