Dështon edhe sivjet subvencionimi i kultivuesve të duhanit

0

 

Komuna e Gjilanit nuk ka arritur ta jetësojë premtimin për subvencionimin e kultivuesve të duhanit. Qeverisja lokale edhe në strategjinë e saj parasheh zhvillimin e industrisë së duhanit, e cila kishte njohur zhvillim të hovshëm në periudhën e ish-regjimit jugosllav gjatë viteve 1970 deri në vitin 1989, duke u konsideruar si motor i zhvillimit ekonomik jo vetëm për këtë komunë, por edhe për rajonin e Anamoravës. Gjatë asaj periudhe me kultivimin e duhanit janë marrë banorët të cilët gravitojnë nga Gjilani, Kamenica dhe Vitia, duke bërë që ekonomitë familjare të gjeneronin të hyra financiare.
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit, Ramiz Ramadani, ka thënë se ata nuk mund ta subvencionojnë asnjë kultivues të duhanit nëse lënda e duhanit nuk pranohet nga fabrika, e cila merret me prodhimin e cigareve, shkruan sot Koha Ditore,
Sipas tij, nga takimet të cilat kanë zhvilluar me përfaqësuesit e “Premium Tobacco Group” nuk kanë hasur një gatishmëri të tillë ngase fabrika, sipas tij, ende nuk është funksionale.

PËRGJIGJU