Kosova ka 416 mijë hektarë tokë të shfrytëzueshme

0

 

Sipas të dhënave të Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2017, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 416,072.33 hektarë, duke përfshirë tokën e përbashkët.

“Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave, përfshirë tokën e përbashkët, me 52.5 për qind si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.9 për qind, kulturat shumëvjeçare, pemët, vreshtat, fidanët me 2.3 për qind dhe kopshtet me 0.3 për qind. Nga gjithsej tokë e punueshme, 186,954.16 hektarë janë ara, pjesa më e madhe apo 64.6 për qind është me drithëra apo 120,746.28 hektarë, bimët foragjere marrin pjesë me 19.3 për qind apo 35,998.79 hektarë, perime janë 9,698.75 hektarë, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8,499.76 hektarë, patate 4,290.29 hektarë, bishtajore 3,559.50 hektarë, bimë industriale 450.45 hektarë, kultura të tjera 2,333.11 hektarë dhe tokë djerrinë 11,075.99 hektarë”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 32,294.10 hektarë, kurse gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide është 115,543.24 hektarë.

Sipas rezultateve të anketës, numri i gjedheve është 259,729 krerë, i deleve është 182,278 krerë, i dhive është 28,410 krerë, i derrave është 41,086 krerë, i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është 2,326 krerë, i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) është 2,811,385 krerë dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 163,717.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore. /Telegrafi/

PËRGJIGJU