Karateistët e Kosovës zënë vendin e dytë në Turqi

0

 

Karateistët e Kosovës kanë zënë vendin e dytë në garat e organizuara në Turqi në mesin e 48 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses vjen pas suksesit të Kosovës në xhudo në garat mesdhetare në Spanjë, transmeton KP.

Në turneun tradicional “Turkey Open”, për nga numri i medaljeve të fituara, e para ka dalë Turqia, e dyta Kosova, e treta Rusia dhe e katërta Rumania.

Kosova ka fituar 4 medalje të arta, 6 të argjende dhe 7 të bronzta.

PËRGJIGJU