Viti: 11 të rijnë aftësohen për elektro-instalim

0

 

Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim të Komunës së Vitisë dhe Fondacionin Kosovë-Luksemburg, përkatësisht të projektit „Gjenerimi i të ardhurave“, sot, në Viti, 11 të rijnë kanë pranuar certifikatat, pas përfundimit të një trajnimi profesional për elektroinstalues në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”në Viti.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se një grup tjetër është duke vazhduar të trajnohet në fushën e rrobaqepësisë.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave kanë marrë pjesë: Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim si dhe Veton Ademi, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Drejtori Ademi njëherit është edhe koordinator prej komunës në projektet me Fondacion Kosovë-Luksemburg./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU